Një tërmet me magnitudë 3.2 Rihter u regjistrua mbrëmjen e djeshme 16 km në verilindje të Rrëshenit.
Sipas IGJEUM-it, goditja u regjistrua në orën 22:12 me një thellësi 14 km.
Zona është me aktivitetet të lartë sizmik, pasi edhe disa javë më parë u lëkund nga disa tërmete duke shkaktuar dëmtime të disa shtëpive.