in

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, Lajçak: Do shkoj në SHBA për zgjidhje

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar për zhvillimet dhe tensionet në veri të Kosovës.

Pas takimit me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, Lajçak bën të ditur se kanë rënë dakord për hapa të menjëhershëm për shtensionimin e situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zhvillimet e fundit në rajon, veçanërisht tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri të Kosovës, ishin në fokusin e të gjithëve.

Në fillim të kësaj jave, i informova kolegët e mi në Bruksel për vizitën time të fundit të përbashkët në rajon, situatën aktuale dhe rrugën ku duhet ecur përpara.

jatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me ZëvendësSekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës.

Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin. Këtë pikë e theksova më tej teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së”, shkruan në Facebook, Miroslav Lajçak.

Ai shton se për çështjen e krizës në veri të Kosovës, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar mbi gjetjen e një zgjidhjeje të kësaj krize.

Do të shkoj në Uashington DC me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për të ecur përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, shkruan më tej Lajçak.

Lini një Përgjigje

Spanja është kampioni i ri i Nations League

Po u ngrit aktakuza nga Gjykata e Hagës ndaj Vuçiqit, do shpëtonte Serbia, Dardania dhe Perëndimi