in

Tendenca për tjetërsim, e rrezikshme!

Shkruan: Arbër Gashi

“Askush nuk është kundër fesë, por jam kundër tjetërsimit dhe zhbërjes në emrin e fesë. Nuk jemi 95% musliman, ashtu siç dëshironi të na paraqisni para botës. Por, jemi 95% shqiptarë të Kosovës të besimeve të ndryshme, por edhe ateistë e  agnostikë.Tendenca për ta tjetërsuar popullatën shqiptare të Kosovës, për ta paraqitur ndryshe në emrin e fesë, është tendencë e rrezikshme, e cila i shkon përshtati vetëm Serbisë dhe armiqve të shtetit të Kosovës si projekt perëndimor me rrënjët e saj të lashta dhe vlerat e saj që i mbijetuan fortunave….

Të gjitha ato gra dhe burra që u flijuan për Kosovë, ata fëmijë që u vranë e u bënë lule të Kosovës së pavarur, nuk u flijuan që ne, dy dekada pas lirisë të tjetërsohemi në emrin e fesë, në arabë, turq e grek.Kosova është shtet laik ku duhet të jetojnë të lirë të gjithë dhe ju ( BIK-u ) jeni fajtor që shfrytëzuat një rini të pafajshme për t’i terrorizuar shqiptarët në emrin e fesë. Kjo nuk ju falet!” – Arbër Gashi

Lini një Përgjigje

A është e vërtetë që ju nga Serbia keni ardhur në Australi që të përhapnin infeksion?

Vëllazëria” PDK – Lista serbe, dhe aleanca Vuçiq – Thaçi!- A mos jeni për referendum që e ndan Kosovën?!