Shkruan: milazim Maraj
Kujt po i duhet ky skandal?
Tenda arabe në Sheshin Skënderbe është kurthe për një skandal të pa pritur në historinë tonë dhe me pasoja të rënda kombëtare.
Kujt i duhej ky skandali për ditëlindjen e Gjegj Kastriotit Skënderbeut që duhej të mbahet më 6 maji 2025, para përmendores në Gjergj Kastriotit dikush lëshojnë një leje tjetër për arabët.
Çka do të thotë kjo? Interes i kujt është tani të përplasën shqiptarët për interesa të huaj, të Serbisë, Rusisë, Iranit dhe armiqve tjerë të shqiptarëve.
A harruam kush dërgoi ushtarë në Kosovë për të shpëtuar shqiptarët. Arabia apo SHBA dhe NATO? Çka është BIK në fakt? Pse kjo tendë nuk u vendos para medresesë por para Përmendores së Skënderbeut? A mendon shqip dikush në Prishtinë apo janë të varur nga BIK? Pengesa në Parlament, tani edhe një pengesë kombëtare në Sheshin Skënderbeu. Në parlament shqiptarët shumicë sollën punë që të lejojnë kërkesën edhe për Komuna të Mullah Dudiqit.
Tani pengohet shënimi i 620 vjetorit Heroit të Kombit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu!!!. A e shohin këtë kurth organet kompetente? A troket ky kurth në ndërgjegjeje të udhëheqësve Komunal dhe shtetërorë të Kosovës. Apo nuk kanë farë ndërgjegje kombëtare? Tenda arabe-ruse-irakiane rrezikon përplasje në mes të shqiptarëve. Reagoni më kohë sa nuk ka ndodhë turpi apo edhe ndonjë tragjedi.