in

Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë shfaqi premierën e shfaqjes teatrore “Thyerja”

Trupa profesioniste e Teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, ka shfaqur të enjten në mbrëmje shfaqjen teatrore “Thyerja”, të autorit Abdyl Bunjaku, që është shfaqja e parë e trupës që prej kur janë pranuar në marrëdhënie të rregullt pune me teatrin.

Hysni Syla

Duke respektuar dispozitat ligjore dhe këshillat e IKSHP-së, në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, u tubuan mbi 100 shikues, të cilët me vëmendje përcollën aktrimin e artistëve profesionist dhe në fund u ndanë të kënaqur me lojën e tyre, andaj edhe u duartrokiten frenetikisht.

Shfaqja u përgatit me sukses nga regjisori Agim Selimi dhe asistentja e tij, Kreshnike Osmani, ndërsa rolet i lujatën aktorët tashmë të afirmuar në skenën kosovare, e të cilët janë anëtarë rezident të Teatrit “Muharrem Qena”: Eshref Durmishi, Mirsad Ferati, Mehmet Preteni, Qëndresa Kajtazi, Agon Asllani, Fisnik Ademi, Adem Zhitopotoku, Fatmir Haliti dhe Arton Hetemi.

Themeluesi i tetarit të Mitrovicës, drejtori shumëvjeçar i tij, artisti dhe regjisori që kishte arritur rezultate të shkëlqyeshme, Halit Barani, e vlerësoi lart paraqitjen e trupës teatrore.

Lini një Përgjigje

Koordinimi Kosovë-Shqipëri kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Melania përgatitet për Florida