in

Të paktën 32 veta vdiqën në një përplasje trenash në Greqinë Veriore

Të paktën 32 veta humbën jetën dhe 85 të tjerë mbetën të plagosur në një përplasje mes një treni udhëtarësh dhe një treni mallrash në Greqinë veriore.

Trenat u përplasën pranë qytetit Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës, kryeqytetit grek. Treni i udhëtarëve ishte nisur nga veriu i Athinës për në qytetin e Selanikut, ndërsa treni i mallrave po udhëtonte në jug nga Selaniku për në qytetin e Larisës. Të paktën tre vagonë udhëtarësh dolën nga binarët dhe u përfshinë nga flakët.

Autoritetet thonë se rreth 250 udhëtarë që i mbijetuan aksidentit të padëmtuar ose me lëndime të lehta, u transportuan me autobus për në Selanik. Në trenin e udhëtarëve ishin 350 veta.

Të paktën 150 zjarrfikës me 17 automjete dhe 40 ambulanca janë në vendin e katastrofës në kërkim të më shumë udhëtarëve që mund të jenë ende të bllokuar në rrënojat e trenit. Të paktën 25 persona me plagë të rënda u transportuan në spitalet e afërta.

Zëdhënësi i Shërbimit të Zjarrfikësve, Vassilis Varthakogiannis, i tha televizionit shtetëror se përpjekjet për shpëtim po zhvillohen “në kushte shumë të vështira duke pasur parasysh përplasjen e rëndë të trenave”.

Lini një Përgjigje

Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

Shefi i FBI-së: Virusi i Covid-it ka rrjedhur nga laboratorët e Kinës