in

Të paktën 19 të vdekur e 200 të zhdukur nga zjarret në Kili

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën e më shumë se 200 banorë po konsiderohen të zhdukur në Kili si pasojë e zjarreve të pakontrolluara të përhapura në malet përreth qytetit bregdetar Vina del Mar.

Kështu kanë njoftuar zyrtarë nga ky vend i Amerikës Latine. Qindra shtëpi banimi janë shkatërruar e qindra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut.

Sipas raporteve të ministrisë së Punëve të Brendshme, në gjithë vendin nga zjarri janë përfshirë më shumë se 43 mijë hektarë, ndërsa përhapjen e zjarrit e ka ndihmuar edhe temperaturat që janë më të larta se zakonisht dhe erërat e fuqishme.

Kili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve të përhapura.

Lini një Përgjigje

Turqi, arrestohen 34 persona nën dyshimet për lidhje me Shtetin Islamik

A ka diçka me të cilën mund të krenoheshin Rusia e Serbia ?