in

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe 160 janë zhdukur pas një rrëshqitje të akullnajës


Incidenti ndodhi të Dielën në mëngjes në rrethin Chamoli në Uttarakhand në Himalajet, rreth 2,000 metra mbi nivelin e detit
Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 160 janë zhdukur në Indinë veriore pas një rrëshqitje toke në Himalajet që ra në lumë duke shkaktuar një rritje të papritur të niveleve të ujit.

Incidenti ndodhi të dielën në mëngjes në rrethin Chamoli në Uttarakhand në Himalajet, rreth 2,000 metra mbi nivelin e detit.

Një sasi e madhe uji që mbante copa akullnajash dëmtoi dy hidrocentrale dhe pesë ura në sistemin e lumit Alaknanda dhe shembi rrugët, duke i detyruar autoritetet të evakuojnë fshatrat në rajon.Operacioni i shpëtimit, i cili vazhdoi brenda natës, gjeti 15 trupa, tha policia. Shumica e të vdekurve dhe të zhdukurve besohet se kanë punuar në hidrocentrale.

202 njerëz janë zhdukur që nga aksidenti, por 25 janë shpëtuar deri më tani, u tha gazetarëve të hënën shefi i policisë së shtetit Ashok Kumar.

Ai shtoi se përpjekjet po vazhdojnë për të shpëtuar 30 punëtorë të bllokuar në tunelin e hidrocentralit.

“Që nga ky mëngjes, ne kemi intensifikuar operacionin e kërkimit për ata 30 punëtorë. Ne shpëtuam 12 punëtorë nga një tunel tjetër,” tha zëdhënësi i Policisë Kufitare Indiano-Tibetiane Vivek Pandey, duke shtuar se terreni i vështirë, temperaturat e ulëta dhe balta po pengojnë përpjekjet e shpëtimit .

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëshqitjen e dheut në Uttarakhand, por tashmë dihet se vendi në pjesën perëndimore të Himalajeve është i prirur ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të papritura.

Në qershor 2013, kur reshjet më të mëdha të musoneve në dekadat e fundit në zonë shkaktuan përmbytje të mëdha, rreth 6,000 njerëz vdiqen. 

Lini një Përgjigje

6 mijë e 693 raste aktive me kovid 19

Tre të vdekur dhe 290 raste të reja me me covid-19