in

Të lënduarit rëndë në Ferizaj do të dërgohen për shërim në Turqi

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një postim në Facebook, ka thënë se komuna që ai udhëheq ka nisur procedurat për t’i dërguar të lënduarit në gjendje më të rëndë për shërim në Republikën e Turqisë.

Postimi i plotë i Aliut:

Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rëndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në Republikën e Turqisë, sipas rekomandimeve të mjekëve, pas vendosjes së kontakteve nga Komuna e Ferizajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës dhe kërkesës tonë pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë.

Zemërthyer e të tronditur jemi sot, jo vetëm ne ferizajasit, nga vala e zjarrit e shpërthimi i fuqishëm që lëndoi dhjetëra qytetarë.

Ferizaj do ta kapërcej edhe këtë plagë që nisi vitin. Të gjithë jemi me lutjet tona për shërimin e të lënduarve dhe pranë familjeve të tyre.

I jashtëzakonshëm ishte edhe reagimi i mjekëve e infermierëve ferizajas dhe stafit teknik nga komunat fqinje, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, solidarizimi i bizneseve me këtë fatkeqësi e qytetarëve të rastit që me reagimin e shpejtë, parandaluan zgjerimin e tragjedisë.

Qoftë i shpejtë shërimi i të lënduarve!

Lini një Përgjigje

Makarona të furrës me mishin e gjelit të detit

Anton Quni: Ushtria e Kosovës është furnizuar me snajperë 12mm të teknologjisë së fundit