Shkruan: Mevi Rafuna
Nga persona të papërgjegjshëm që marrin vendime madhore ne jemi ngufatur dhe jemi i vetmi vend i izoluar i Europës. Sepse faji nuk është jashtë por brenda. E ky fakt ka qenë historikisht i pranishëm tek ne.
Pak ditë nejta larg Facebook-ut dhe më kishin ikur shumë ndodhi që i ngjajnë një cirku tragjik.Nga mësuesi i famshëm i Tik Tokut deri tek ” humanizmi” i gërditshëm i deputetëve të vv- së.Më pëlqeu reagimi masiv pro vallëzimit të mësuesit, reagim që mori përmasa neveritëse që shfaqin cektësinë tonë si shoqëri.
E thash me vete po të kishte reagim masiv për ndodhi tjera a thua ku do ishim.Nuk pash kurrë kësi reagimi për raste pedofile nëpër shkolla dhe institucione as nga deputetët as nga shoqëria, nuk pashë reagim masiv për gjëra ekzistenciale dhe esenciale por pashë dhe po shoh Ikje Masive siç ishte rasti i njëqind mijë personave që duan të lagrohen nga ky regjim, nga ky sistem monstër ku vetëm të jetosh dinjitetshëm nuk të lejon.Dhe mendoj se nuk ja vlenë as të shkruaj e as të mundohem sepse realisht është e kotë.Sepse gjithçka është mbledhur dhe kupa është mbushur!Më kujtohet viti 2014/15, po ligjëroja si profesoreshë kur po ndodhte ajo ikja masive drejtë perëndimit. Nxënësit e mi ishin gjeneratë e lindur në luftë ose pas lufte.
Ata nuk e kishin idenë se çfarë ne kishim përjetuar por kur më pyesnin pse njerëzit po iknin në sytë e tyre shihej një trishtim dhe frikë që edhe sot më kujtohet!Siç më kujtohen edhe skenat e vv-së në stacionin e autobusëve në Prishtinë në krye me Kurtin duke e shftytëzuar situatën në favor të tyre.Dhe për mua kjo lëvizje është po aq fajtore për dëmin që i ka bërë shtetit dhe institucioneve sa ishte në opozitë njejtë sikur edhe ata që u korruptuan e zhvatën dhe poshtëruan Kosovën si një prostitutë rruge dhe më pas e qitën në treg.Ka kohë që kam shkruajtur për shumë fenomene negative që s’do i dëshiroja në asnjë vend të botës aq më pak në vendin tim.
Dhe nuk jam as gazetare, as opinioniste,as akademike, as kuvendare por jam një shqiptare e thjeshtë që kam ndoshta pak refleks dhe shpirt human e nuk mundem të bie në ujdi me të keqen. Dhe nuk them se gjithçka është keq këtu, por ka shumë të këqija që me pak mund me pak seriozitet dhe angazhim do të ishin të mira.Por sa e kam pa sidomos punën në institucione shumica që punonin aty, në fakt nuk punonin por paguheshin pse rrinin kot.
Edhe ata të paktë që punonin ishin të papërgjegjshëm s’kishin përgjegjësi por ta krijonin përshtypjen se kishin gjithë pushtetin e botës për të bërë çfarë të duan. Dhe kështu nga persona të papërgjegjshëm që marrin vendime madhore ne jemi ngufatur dhe jemi i vetmi vend i izoluar i Europës. Sepse faji nuk është jashtë por brenda. E ky fakt ka qenë historikisht i pranishëm tek ne.


