in

Të jesh "rugovist"?I

I them një miku dje se nuk jam “rugovist”, as kurrëfarë “-isti” tjetër. Në mbrëmje, pasi e lexon postimin tim për Rugovën, më thotë:

– A po e sheh se je “rugovist”!- 

Jo, – i them, – vetëm po përpiqem të jem objektiv. 

Tash po përpiqem të tregoj ku qëndron dallimi. 

Puna është se, të jesh “rugovist”, në aspektin politik e të vlerave mund të kesh pasur të drejtë.Por, në aspektin psikologjik disa i bën të ndjehen sikur kanë hise në namin e tij dhe e mendojnë veten më të mirë dhe kështu duan të duken edhe në sytë e të tjerëve. 

Prandaj edhe zemërohen kur dikush nuk ua pranon idhullin më shumë se sikur t’i shpërfillte ata vetë!Prandaj edhe kemi grindje e mospajtime më shumë rreth personaliteteve, se sa me njëri-tjetrin si persona!

Qëndrimi tjetër është se, nëse unë Rugovës, apo cilitdo personalitet tjetër, ia vlerësoj të mirat me objektivitet, kjo më bën më objektiv dhe kjo është veti e mirë. Por, nga nami i Rugovës, apo i cilitdo personalitet tjetër, mua s’më përket asgjë!

Asgjë!

Ka pasur vetëm një Rugovë, një Demaç, një Ukshin Hot, një Adem Jashar… Njëherë në histori, në tërë globin! Nuk do të ketë tjetër!

Kurrë!

Siç ka edhe vetëm një Dush, i cili po i thurë këta rreshta në një mënyrë, në të cilën s’do ta bënte askush tjetër në botë! Kjo nuk i bën “të rëndësishëm”, po unikë gjithsesi!!Në këtë aspekt, pra atë psikologjik, unë s’jam kurrëfarë “-isti”! 

Edhe kur nuk ndjehem aq mirë në lëkurën time, e di se e asnjë tjetri nuk më bjen taman!Në aspektin shoqëror, nëse dimë t’ua çmojmë objektivisht vlerat, secilit për aq sa i ka pasur – konsiderohemi shoqëri e pjekur. Nëse zihemi për monumentet e tyre si fëmijët për një lodër – kemi mbetur kalamaj për jetë e mot.

U përpoqa ta shpjegoj personalitetin autoritar dhe idhujtarinë në një mënyrë të kuptueshme, përndryshe për këto ka libra e libra. Të cilat nuk kam vërejtur se i kanë lexuar asnjëri nga analistët, të cilët dalin në televizor!

Lini një Përgjigje

Akademia e Shkencave organizon takimin “Ismail Kadare, një disidencë letrare”

Pse u përkujtua masivisht Rugova në datë vdekjen e tij fizike dhe kujt po i pengon kjo?