Kuvendi i Kosovës, të hënën, duke filluar në orën 10:00, do të mbajë seancën konstituive, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura më 14 shkurt.
Rendi i ditës:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,2. Dhënia e betimit të deputetëve,3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit:
Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:· Ueb faqes së Kuvendit,· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe· RTK-së, si medium publik.


