in

Të gjithë ne u kemi shumë borxhe Kryezinjve të Gjakovës

 

          

 Shkruan avokati Zanfir Kryeziu,

 

Në kuadër të Muajit të Kulturës Kombëtare Shqipëri–Kosovë të mbajtur nga dt.01-30 Shtator 2006, nën patronatin e dy kryeministrave, Prof.dr.Sali Berisha dhe Gjeneral Agim Çeku, në Sesionin shkencor të mbajtur në Prishtinë me dt.23 shtator 2006 kushtuar ”Lëvizjës çlirimtare”Kryeziu”në Rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore”,Ministri shqiptar i kulturës Bujar Leskaj, me rastin e hapjes së sesionit shkencor, në fjalën e rastit, mes tjerash tha:

Historianë nga Britania e Madhe, Maqedonia, Shqipëria e Kosova, duke i kaluar në sitën e historisë dokumentet autentike dhe të besueshme të arkivave jo vetëm shqiptare, por edhe jugosllave e angleze, sollën këndvështrimet e tyre për figurën dhe kontributin e Kryezinjve të Gjakovës përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse jo historian,por duke lexuar historinë e vendit tim,duke shfletuar dokumente e botime të ndryshme të autorëve më eminent,jo vetëm shqiptar,më duhet të pranoj publikisht se:”Të gjithë ne u kemi shumë borxhe Kryezinjve”,të gjithë ne i kemi borxh lëvizjes së tyre çlirimtare përgjatë Luftës së Dytë Botërore, orientimit të tyre të drejtë pro/perendimor,sakrificës brez pas brezit të kësaj familje,për çlirim dhe bashkim kombëtar.Në kumtesën e tij, bashkëkryetari i këshillit organizativ të sesionit shkencor prof.Uran Butka bëri një përshkrim lëvizjes së Kryezinjve të Gjakovës,duke elaboruar faktin se Lëvizja “Kryeziu” ishte një nga lëvizjet më të rëndësishme çlirimtare të popullit shqiptar përgjatë Luftës së Dytë Botërore.Ajo është një lëvizje e rezistencës shqiptare kundër pushtuesve nazifashist,e cila e ka fillesën qysh në vitin 1939,pas okupacionit Italian si një reagim kundër këtij pushtimi.

Për organizimin e kryengritjes kundër pushtimit Italian,vëllezërit Hasan,Gani,Said dhe nipi i tyre Dervish Kryeziu organizuan rezistencën dhe më pas edhe kryengritjen e armatosur.Ata vepruan në Shqipëri e në Kosovë,kryesisht në malësinë e Gjakovës.Lideri kryesor i lëvizjes,njëkohësisht edhe komandant i forcave të armatosura luftarake ishte Gani Kryeziu,i përcaktuar si i tillë qysh në vitin 1940,në mbledhjen që u bë me emigrantët në Sarajevë.

Shtrati dhe shpirti i kësaj lëvizjeje ishte Hasan Kryeziu,ideator kordinator ishte Said Kryeziu.Luftëtarët qenë nga e gjithë Malësia e Gjakovës dhe më gjerë,ndërkohë që baza e qendrës ishte krahina e Bytyçit.Lëvizja”Kryeziu” është një lëvizje çlirimtare,pasi u luftua për çlirimin nga çdo pushtues.Veprimtaria kryesore e tyre qe përgjatë viteve 1941-1942 dhe u përqendrua në propagandën antiitaliane,në regjistrimin e luftëtarëve nëpët çeta dhe në aksionet ushtarake kundër pushtuesëve italianë.Prijësit kryezinjë mblodhën shumë shpejt më tepër se 1000 luftëtarë dhe sulmuan disa here,duke u bërë rrezik seriozë për ta,kur u përgatitën për të goditur italianët në Shkodër.Shqipëria dhe pjesa më e madhe e Kosovës ishte pushtuar nga Italia dhe kokat e Kryezinjve kërkoheshin me shpërblime të mëdha. Tre vëllezërit u arrestuan nga gjermanët, të cilët më pas i internuan në kampin e përqendrimit në Zemun.

Më pas ata iu dorzuan autoriteteve italiane dhe në qershor të vitit 1942 u internuan në Ventotene të Italisë.Lëvizja”Kryeziu”mori dimensione më të mëdha,kur u kthye nga internimi Hasan kryeziu,në verën e vitit 1943,që përgatiti shtratin e lëvizjes dhe në ditët e para të janarit,në vitin 1944,kur u kthyan edhe Gani e Said Kryeziu tok me intelektualin Llazar Fundo,i cili u inkuadrua në forcat e Kryezinjve.Kjo lëvizje doli si faktor i luftës për çlirim në fillim të vitit 1944,kur Kryezinjtë me 300 luftëtarë në Tropojë,në fshatrat Degë e Gegë-Hysen dhe Berishë e Tplan ku u mbështetën gjerësisht nga malësorët liridashës dhe bënë organizimin e plotësimin e luftëtarëve nga Gjakova e Tropoja,Bytyçi,Gashi,Krasniqja etj.,duke arritur afërsisht 300-400 vetë,por në kohën e duhur ishin të gatshëm të ngrinin gjithë kontigjentet e luftëtarëve,siç ndodhi në betejën e çlirimit të Gjakovës,ku ata angazhuan rreth 4000 luftëtarë,sipas raportimit të majorit britanik Simkoks,që kishte marrë vetë pjesë në këtë betejë.

“Lëvizja Kryeziu” qëndronte jashtë vorbullës së luftës civile në Shqipëri dhe vazhdonte luftën kundër gjermanëve.Janë të dokumentuara luftërat e tyre në bjeshkën e Bytyçit,Pacit,Kepnekut,Zogajt,Zherkës,Vagonës,Qerretit,Junikut dhe beteja për çlirimin e Gjakovës 10-16 shtator 1944.Janë të dokumentuara luftërat e forcave të tyre kundër pushtuesve gjermanë te përroi i Itisit në Pacë(13.05.1944),ku u plagosën dy luftëtarë të çetës,lufta në bjeshkën e Bytyçit me 17.08.1944,ku u vranë katër oficerë gjermanë dhe u zunë robër 9 ushtarë të tjerë gjermanë;në Çorraj mbeti i vrarë një luftëtar i Kryezinjve dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.Janë gjithashtu të njohura e të pasqyruara në dokumentet e arkivave shqiptare e të huaja betejat e forcave të komanduara nga Gani Kryeziu,më 19-20 gusht 1944,në minierat e kromit që shfrytëzoheshin e ruheshin nga gjermanët në Zogaj,Kam dhe Kepnek,ku Ganiu liroi edhe 200 punëtorë-robër serbë,të cilët iu bashkuan forcave nacionalçlirimtare jugosllave.

Dy fjalë sa i përket ngjarjeve që po ndodhin në Dardani!

Preç Zogaj: Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë