Zëvendëskryeshefi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Shefki Abdullahu, lidhur me operacionin e kërkim-shpëtimit të tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Kosova, të aksidentuar të shtunën në mbrëmje në rrugën Shkup-Bllacë, tha se tanimë po zhvillohet faza e dytë e kërkimit.
Ai tha se kërkimet po bëhen për automjetin si edhe tre personat, ndërkohë që fatmirësisht anëtari i katër i kësaj familjeje, ka arritur të dalë nga vetura dhe po trajtohet në spital.
Ndërkohë, Naman Ahmeti, një taksist nga Podujeva, ka treguar se ka rastisur në rrugë kur ka ndodhur aksidenti, e ku automjeti i familjes kosovare ka përfunduar në lumin ‘Lepenc’.
Të shtunën në mbrëmje kur edhe ndodhi aksidenti, ai ishte duke u kthyer nga Aeroporti i Shkupit me udhëtarë drejt Kosovës.
Sipas tij, në fillim ka parë vetëm veturën e aksidentuar “VW Touran” nga Shkupi, ndërsa pasi kanë dëgjuar të bërtitura, kanë vërejtur se një veturë tjetër ka rënë në lumë.
“Isha duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti”,t ha ai.
“Të gjitha copat e plastikës i kemi parë në asfalt, copa të parakolpit, duke mos e menduar se është vetura atje poshtë”.
Ai tha se ku ka parë se automjetin “Tauran” me targa të Shkupit, ngjyrë hiri e mbyllur, ka menduar se është një aksident i vogël dhe vetëm kishte kërkuar me disa të tjerë edhe makinën tjetër.
Taksisti tha se më vonë ka dëgjuar një zë nga afër lumi dhe kanë vrapuar, por ishte vonë.
“Ishte çështje minutash”, tha ai. “Edhe timoni është një lloj arme për mendimin tim. S’kam koment më shumë. Ngushëllime familjes”.
Për të ndihmuar në gjetjen e tre shtetasve të Kosovës që dyshohet se kanë rënë me automjet në lumin “Lepec”, Kosova ka dërguar urgjent njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Në koordinim me Maqedoninë e Veriut, atje janë duke kërkuar që nga orët e para të mëngjesit të së dielës, por shirat e ditëve të fundit, kanë bërë që niveli i lumit ‘Lepenc’ të rritet dhe të turbullohet.
Në mbështetje të ekipeve nga Kosova, në vendin e ngjarjes ka shkuare dhe Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani -Sadriu, i cili njëkohësisht është zëvendësshef i misionit/ministër fuqiplotë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Përevc tij, gjatë ditës atje ka qëndruare dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ambasadori i Kosovës në RMV, Florian Qehaja, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu etj.
E në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka dhënë detaje për aksidentin e së shtunës që ndodhi në rrugën Shkup – Bllacë.
Në aksident ishin të përfshirë dy vetura, “VË Touran”, me targa të Shkupit dhe vetura e tipit “BMË” me targa të Kosovës. Kjo e fundit e humbi drejtimin dhe ka përfundoi në lumin “Lepenc”
MPB-ja ka njoftuar se është arrestuar B.B, shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.