in

Të dielën mbyllet rruga Prishtinë-Pejë

Ministria e Ambientit, e Planifikimit Hapësinor dhe e Infrastrukturës e Kosovës njofton se në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, të dielën, do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës Nacionale N-9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “ Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi.

Mbikalimi në fjalë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë, do ta bëhet më datën 28. 03.2021, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mëngjesit.

Përmes këtij njoftimi MAPHI kërkon nga të gjithë qytetarët e vendit që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë periudhë kohore, të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative.

Lini një Përgjigje

GjK: Letërurimet u janë dërguar edhe qeverive të udhëhequra nga PDK, LDK, AAK

Kërcënohet Duda Balje