in

TË DASHUROHESH ME VRASËSIN TËND

Ervin Hysaj

Është fakt tashmë, pavarsisht absurditetit që mban përbrenda nga ana filozofike, se Shqiptarët si komb dashurohen me vrasësit e tyre. Ka nisur që me perandorinë Romake, me Bizantin, me perandorinë e tmerrshme Osmane që vrau pothuajse gjithë identitetin tonë për gati 500 vjet e ka vazhduar edhe më tej me Sllavët e Grekët. Kjo është e tmerrshme. Kur Perandoria Osmane pushtoi atë tokë që sot quhet Kosovë, me përjashtim të atyre që mundën të largohen apo atyre që u fshehën nëpër male, vrau brutalisht 50 mijë Shqiptarë. 

Kurse sot Shqiptarët e Kosovës i ndërtojnë përmendore e xhami sulltan Muratit, ndërtojnë xhami pafund sikur ato u japin identitet, pa e ditur se për t’u dhënë atë identitet arab Osmanët kanë masakruar, vrarë e dëbuar thuajse gjithë popullsinë e krishterë të asaj kohe, që kishte mundur ta ruante identitetin Arbëror. E gjithë kjo nga dashuria për vrasësit e stërgjyshërve.

Absurdi vazhdon. Sikur të ishte një mallkim, Shqiptarët vazhdimisht shfaqin një dashuri të çuditshme për pushtuesit, fillojnë e kujtojnë me nostalgji vrasësit e tyre, mohuesit e identitetit të tyre, Osmanët, Sllavët, Grekët. Sa e turpshme! A nuk do të thotë kjo të dashurohesh me vrasësin tënd?! Ndesh nëpër rrugë njerëz që lenë ca leshra pa formë dhe të duket vetja sikur je në Kabul.Madje më ndodhi një ditë, po pija kafe me një hoxhë që ishte plotësisht i palexuar që më tha: mjekra duhet lënë sa më e madhe se kjo të jep pamjen e dijetarit, dijetarët islamë mbajnë mjekër, dhe i këputi pastaj ca fjalë arabisht që nuk i kuptova. Tmerr…Ndoshta Europa, pavarsisht gabimeve fatale që ka bërë me ne gjatë shekujve të fundit, nuk ka dhe aq faj që sot na paragjykon. Duhet ta kërkojmë dhe te vetja fajin, së paku të mos dashurojmë mbetjet e pushtuesve, atë çfarë na kanë imponuar me dhunë dhe që nuk ka qenë e jona. 

Nuk kam rracizëm fetar, pasi unë për të besuar Zotin nuk kam nevojë për ndërmjetësimin e feve, por nuk më duket e logjikshme që Shqiptarët të verbohen pas një feje, klerikët e të cilëve propagandojnë papushim Arabizimin tonë, urrejtjen ndaj heronjve tanë kombëtar pse ishin të një feje tjetër dhe pse luftuan pikërisht për të mbrojtur identitetin, gjuhën, kulturën që ishte e jona. 

Nuk kam gjë me Arabët, më falni për ashpërsinë e mendimit, por ata kanë identitetin e tyre dhe ne kemi tonin! E pse u dashka të mbjellim identitet të huaj në kombin tonë? Apo pikërisht për të faktuar se ne vazhdojmë të dashurohemi me vrasësit tanë? Në fakt ky është një sindrom i njohur, diku kam lexuar për të…Një ditë në Prizren pashë një kokëbjond që fliste turqisht dhe kur e pyeta më tha jam turk nga Prizreni. 

Për të vënë kujën dhe kjo. Në Himarë del një kushëri i të madhit Petro Marko që deklaron se është Grek, madje me paturpësinë më të madhe thotë se dhe Petro, gjeniu i letrave është gjithashtu Grek, ndërkohë që ky i fundit në librat e tij e thotë e stërthotë se është Shqiptar e bir Shqiptari gjysh pas gjyshi. Ja pra sa e tmerrshme! E nuk po zgjatem shumë, por më vjen turp, e mbi të gjitha ndiej dhimbje nga kjo injorancë apo verbëri e shumë Shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo tjetër.Si mund të dashurohet njeriu me vrasësin e tij?!

24 qershor 2022

Lini një Përgjigje

Planifikuan një sulm terrorist në Itali, arrestohet çifti shqiptarë me origjinë nga Kosova

Kontrata me Limakun, e mban Kosovën me vetëm një aeroport