Është liruar njëri nga dy personat që u arrestuan në kufi me Serbinë të shtunën që shkoi.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Isak Ejupi, tha se është liruar Berat Maxhuni.
Asamblisti i PSD-së, Blerim Maqastena, ndërkaq, mbetet në burg, pasi që atij i është gjetur një armë, të cilën e kishte me leje të lëshuar nga organet përgjegjëse të sigurisë.
“Po, Berat Mexhuani është liruar, kurse Blerim Maqastena ka mbetur në paraburgim prej 30 ditësh”, ka thënë komandanti Ejupi.
Dyshohet se ata mund të kenë dalë në territorin e Serbisë për shkak të mjegullës së dendur.
Asamblisti i komunës së Podujevës, Blerim Maqastena, dhe Berat Mexhuani janë arrestuar të shtunën ndërmjet fshatrave Mirovc dhe Merdar.