in

Taksa e rrugës së Kombit do të ulet. Të ardhurat me të larta se parashikimi

Të ardhurat nga tarifa në rrugën e Kombit kanë rezultuar më të larta se parashikimi në kontratën e koncesionit gjatë periudhës së zbatimit të saj nga viti 2018-2022

Në raportin e Monitorimit të Koncesioneve për vitin 2021 që u publikua së fundmi nga Ministria e Financave thuhet si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave nga trafiku Autoriteti Kontraktues mund të aktivizojë rinegocimin e kontratës me mundësi uljen e tarifës së kalimit në sheshin e pagesës.

Në raport thuhet se nga 12 risqe të identifikuara në Koncesionin Rrugës së Kombit, Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 risqe: riskun politik, riskun e qeverisjes dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar risku i ndërtimit, risku i transferimit të aseteve, risku i operimit dhe performancës dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar.

Ndërkohë, risku i kërkesës, risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës janë ndarë mes palës private dhe publike. Në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit. “Megjithatë, për muajt operativ të ardhurat ishin më të larta se ato të parashikuara. Për vitin 2021 nuk është raportuar materializimi i ndonjë risku, por risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i veprimeve negative të qeverisë (MAGA) janë klasifikuar si risqe të mesme dhe për riskun MAGA. Autoriteti Kontraktues shprehet se mundësia e materializimit të tij është e mundur në uljen e tarifës së kalimit në Sheshin e pagesës” thuhet në raportin e Monitorimit të Koncesioneve.

Të ardhurat e koncensionarit arritën në vitin 2021 në 2,5 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë ishin të ardhura nga taksat në sheshin e pagës dhe 790 milionë lekë kompensim nga qeveria.

Të ardhurat totale ishin 10% më të larta se në vitin 2020 dhe 6 për qind më të larta se në vitin 2029.

Kur publikoi kontraktën koncesionare qeveria mbajti të fshehte aneksin për trafikun, por siç raporton Ministria e Financave arkëtimet nga trafiku ishin më ta lrta se projeksionet në kontratë.

Në katër vitet e para të kontratës kompania ka arkëtuar 7.9 miliardë lekë të ardhura (67 milionë euro). Ndërkohë që vlera e investimit nga kompania koncesionare është 5,6 miliardë lekë për të gjithë periudhën e kontratës 30 vjeçare.

Ministria e Financave raportoi se aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit. Deri në fund të vitit 2021 janë realizuar 105.9% të investimeve kapitale. Sipas raportimeve shoqëria koncesionare vazhdon të realizojë punimet e mirëmbajtjes së autostradës “Milot-Morinë”, si dhe punime përmirësuese të komponentëve të ndryshëm përgjatë autostradës me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë.

*Ky shkrim u postua nga Monitor.al dhe u ripostua nga Tiranapost.al

The Elephant Who Dug A Hole For 11 Hours Finally Pulls Out Something No One ExpectedSizzlfy|Sponsored

Horoskopi për datën 23 tetor nga Russell GrantDashi Të bësh gjënë e duhur është qëllimi juaj kryesor tani

17-vjeçari i dashuruar me vajzën e autorit! Ngjarja e rëndë që la 3 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë në KlosNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Klos, ku një 39-vjeçar ka vrarë babë e bir e më pas veten

Online Job in USA from Serbia. Salaries Might Surprise You!Online Jobs 2022|

Sponsored

4 shenjat e zodiakut që kanë shijen më të mirë në muzikë Nëse jeni duke kërkuar për njerëz që mund të plotësojnë listën tuaj me zhanre të ndryshme të muzikës, me meloditë perfekte, atëherë këtu kërkimi juaj përfundon

Rrita dy CEO dhe një mjeke. Ja cili është stili i prindërimit që s`përdora kurrë me vajzat e miaNga Esther Wojcicki/ Prindërimi është sfidues, veçanërisht në botën e sotme pas pandemisë

Horoskopi për datën 24 tetor nga Russell GrantDashi Keni qëndrueshmëri, energji dhe dëshirë për të arritur gjithçka që keni vendosur

E vërteta se sa shpesh duhet të lani flokët

Horoskopi për datën 10 nëntor nga Russell Grant

Grida Duma lë mandatin e deputetes me zhgënjimin më të madh: S’do ta fal kurrë lluminGrida Duma drejt një emisioni politik! Kështu po qarkullon në media që prej ditës së djeshme, por asgjë nuk është e konfirmuar apo zyrtare veç faktit që do të drejtojë një emision në Top channel

Rama: Paga minimale do të rritet në 400 mijë lekë më shpejt nga sa ishte menduar!Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra është shprehur se paga minimale do të rritet në 400 mijë lekë më shpejt nga sa ishte menduar

Çfarë nuk duhet të toleroni kurrë në një marrëdhënie Ndonjëherë dashuria errëson shenjat se jeni në një marrëdhënie të dobët

MOST POPULAR

Horoskopi për datën 9 nëntor nga Russell Grant

MOST POPULAR

Jennifer Aniston flet për herë të parë për problemet me fertilitetin: Ja pse nuk u bëra dot nënë

Grida Duma thotë se nuk ka moshë që të presë e pëlqen apo jo një burrë: Unë mund të zgjedh vetëGrida Duma, deputetja e PD është mjaft aktive si me akademinë G ashtu dhe me daljet në ekrane

Lini një Përgjigje

Berisha po përgatitet ta pushtoi kështjellën e dytë!

Dueli Kurti – Vuçiq po hyn në fazë të nxehtë !