Më 23 shtator, në Stubëll të Vitisë, mbahet manifestimi kulturor tradicional “Takimet e Dom Mikelit”. Dom Mikeli ishte prift dhe mësues, përkrahës i fuqishëm i Kryengritjes së vitit 1910 kundër Perandorisë Osmane.
Ai hapi shkollën e parë shqipe, e njohur nga autoritetet austro-hungareze.
Në librat kishtarë të Stubllës janë gjetur emrat e dhjetra besimtarëve katolikë të Lladrovcit të Malishevës që janë pagëzuar nga Dom Mikeli.