Ambasadori Szunyog u takua sot me Imzot Dodë Gjergjin, Ipeshkëv i Kosovës. Ambasadori Szunyog e përgëzoi atë për rolin e tij në krijimin e dialogut të mirë ndërfetar në Kosovë dhe për kontributin e tij në një shoqëri multi-fetare ku të gjithë e ndiejnë Kosovën si shtëpinë e tyre.


