in

Takim i përzemërt letrar në Gjirokastër

Takim i përzemërt letrar në GjirokastërGjatë qëndrimit në jug të Shqipërisë, shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, i shoqëruar nga botuesi amerikan Ramiz Tafilaj, pati një takim tejet mbrësëlënës letrar në bibliotekën e qytetit “Apostol Meksi” me krijues, lexues, e ku morën pjesë edhe prefekti i qarkut Odise Kote, Kryetarja e Qarkut të Gjirokastrës, Lindita Rova dhe kryetari i bashkësisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Bashkëbisedimi letrar u udhëhoq nga  poeti Odise Kote, i cili paraqiti  portretin letrar të shkrimtari Buxhovi me ç’rast u vlerësua me pietet proza e autorit si një vlerë e rëndësishme e letërsisë kombëtare. Autori u përshëndet edhe nga Lindita Rova dhe Flamur Golemi.Me këtë rast, të pranishmive dhe bibliotekës “Apostol Meksi” iu dhuruan 80 libra, për ç’gjë, nga Biblioteka autorit  iu dha mirënjohje.

Lini një Përgjigje

Bímɑ më e shtɾenjtë në botë ndodhet në këtë qytet shqíptɑɾ

Sonte inaugurohet Biblioteka ‘Ernest Koliqi’ në Prishtinë