Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë e ka mirëpritur zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar me të në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, zhvillimit social, bashkëpunimit rajonal dhe agjendës evropiane.
Deklarata është bërë nga ana e shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Të hënën (22 mars) Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Pro përbërjes së kabinetit të ri qeveritar votuan 67 deputetë ndërsa 30 ishin kundër.


