in

Suspendohet nga puna polici që plagosi dy qytetarë në Dragash

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash, pas një mosmarrëveshjeje që ndodhi mes tyre.

Nga Policia e Kosova kanë thënë se qytetarët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa zyrtari policor është suspenduar nga puna.

“Rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë të Dragashit pas një mosmarrëveshje që ka pasur një zyrtar policor, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare, ka përdorur armën e zjarrit dhe si pasojë ka plagosur dy qytetarë. Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Zyrtari policor është ndaluar dhe është suspenduar menjëherë”, tha Osmanollaj.

Lini një Përgjigje

News Week: Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan, Specialja po e minon Kosovën

Tërmet, ‘shkundet’ sërish Shqipëria