in

Sunny Hill Festival dhe vajzat tona të bukura pa shami

Arben Vojvoda 

Këto ditë jam munduar me percjell aktivitetet kulturore në Kosovë. Sidomos Sunny Hill Festival, i cili e ka vendos Kosovën për të mirë në ballinat e të gjitha mediave te botes demokratike. 

Me ka ra ne sy me pa rinine tone, sidomos vajzat. Çfarë bukurie e rralle dhe atraktive. Këtë bukuri natyrore rrallë e sheh ne vendet tjera. 

Nderkohe, çohen disa burra me energji te madhe qe nuk mundesh me justifiku, perveç nese je i paguar mire dhe bajnë fushate per mbulimin me shamia te kesaj bukurie.  Ne vend qe te bahet fushate qe te ndalet dhuna ndaj gruas, te respektohen ne plotni te gjitha drejtat e grave ne vendimmarrje personale, keta ne krye’n’veti, pa kurrfare mandati flasin per shamija e norma te mesjetes te errte qe nuk ka t’baj kurgjo me traditen tone.

Lerini rahat grate. Ato vendosin vete. Perveç atyne, askush tjeter nuk ka te drejt te perzihet ne zgjedhjet e tyne personale.

Lini një Përgjigje

“Video nga telefoni i Kryeministrit në natën përmbyllëse të Sunny Hill Festival”

Në dorë të Zotit