Një kontraktor amerikan humbi jetën dhe 5 ushtarë mbetën të plagosur, si pasojë e një sulmi me dron në një bazë ushtarake që ndodhet në verilindje të vendit.
Pentagoni reagoi menjëherë për këtë ngjarje të rëndë dhe shefi i tij, Lloyd Austin, e drejtoi gishtin nga forcat elitë të sigurisë iraniane për organizimin e këtij sulmi.
Pas kësaj, avionët amerikanë u ngritën në fluturim gjatë natës dhe u kundërpërgjigjën duke bombarduar disa struktura që dyshohet se përdoreshin nga rojet revolucionare islamike të Iranit në Siri.
Në njoftimin për sulmin gjatë natës, Austin tha: “Ky reagim erdhi në përgjigje të sulmit të sotëm, si dhe një seri sulmesh ndaj forcave të koalicionit në Siri nga grupet e lidhura me Rojet Revolucionare. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Biden, do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur popullin.