in

Sulmohen ekipet e mediave, lëndohet kameramani i RTK-së

(E plotësuar) Në Leposaviq janë sulmuar gazetaret nga protestuesit serbë, të cilët po qëndrojnë që nga mëngjesi para komunës.

Gazetarja je RTK-së, Venera Xhoxhaj, ka treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e medieve, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV. 

“Na kanë gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar, dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar pastaj edhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup””, ka thënë Xhoxhaj.  

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me shok-bomba në drejtim të gazetarëve, ndërsa këto veprime i bënë derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.

Lini një Përgjigje

Stipe Mesiç: Kush mendon se Kosova kthehet me luftë, është i humbur

Britania e Madhe i kërkon Serbisë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës