in

Sulmi i filluar ndaj News 24, po vazhdon me goditje brutale

Sherif Ramabaja

Sulmi i planifikuar në fshehtësi. News 24 kishte grumbulluar të dhëna që e rrezikonte sigurinë nacionale, NATON, CIA në amerikane, FBI etj. Gazetarët të gjitha këto të dhëna, i kishin të sistemuara në kompjuterët e tyre. Ekzistonte rreziku, nga sulmet kibernetike të vidheshin faktet e grumbulluara. Që mos të ndodhte kjo u organizua sulmi, siç po e quan opozita, kurse në realitet këto janë vetëm masa preventive, e asgjë tjetër, tha një person anonim i aparatit shtetëror.

 Po ashtu qarkullonin të dhëna të sigurta se gazetarët investigativ kishin përgatitur dosje të tëra me të dhëna mbi krimin e organizuar. Nuk dihet me çfarë të drejte, e bëjnë ata këtë. Për ta luftuar krimin shteti ka themeluar SPAK- un. Për çështje të tilla është prangosur ish presidenti Meta, Veliaj, po hetohet Berisha, e shumë të tjerë. Dyshohej se gazetarët e tillë investigativ, duke i tejkaluar kompetencat e tyre, do t´i zgjeronin listat mbi krimin. Ata si duket po e merrnin rolin edhe të prokurorit shtetëror. Shteti nuk toleron përzierje, në punët e brendshme të tij.

 Shikojeni, këto ditë presidenti Trump e mori kontrollin mbi policinë në Washington dhe po e dërgon Gardën Kombëtare, për të vënë rend e siguri. Ju lutem mos u shqetësoni fare ju, për News 24. Kryeministri Rama e ka garantuar lirinë e shtypit. Ai nuk vepron me metoda enveriste e staliniste.

 Javën e kaluar qarkullonte projektligji mbi lirinë e shtypit, i cili po diskutohet nga shoqëria e gjerë civile dhe sapo ta merr formën e prerë, pas diskutimit publik, do përgatitet për vendin. Qeveria dhe kryeministri Rama, po punojnë intenzivisht që fjala e lirë të jetë e garantuar, sipas normave ndërkombëtare të EU.

Për sigurinë kombëtare sot në përdorim u futën edhe kamionët special, të fortifikuar, që gjasonin sikur të ishin ushtarak.

I morën me vete kompjuterët, tavolinat, stilolapsat, kopjuesit, karriget, gomat fshirëse të pastrimit të dritareve dhe dyshemesë, frigoriferët dhe mikrovalën për ngrohjen e ushqimit. Thënë shkurt e shqip, e çmontuan të tërën edhe kuzhinën. Të gjorët gazetarët, na u dhimbsen në shpirt, po do të duhej të mendonin me kohë dhe me kokë, se si po e kryenin detyrat e tyre mbi informimin.

 mbetën pa karrige, pa kompjuterë, pa tavolina, pa stilolapsa dhe pa kuzhinë. Qeverisë dhe kryeministrit Rama, i vjen shumë keq për këtë aksion të planifikuar. Ata po punojnë me intensitet për një marrëveshje të re dhe rregulla të reja, sa i përket fjalës publike.

Duam të jemi transparent dhe po ju njoftojmë se sapo përfundoi aksioni i sulmit, Rama e mori informacionin e koduar: bacë u krye. Ky kod ishte i pakapshëm edhe për sulmuesit kibernetikë, sepse nuk dihej domethënia, qëllimi dhe përmbajtja e tij. Kjo u përdor qëllimisht me një term rajonal, bacë u krye.

Nga qarqe të caktuar u tha se sulmi ishte kryer në mënyrë profesionale. Kishte supozime të vlerësohej dhe të krahasohej, sikur sulmi të ishte organizuar nga jashtë tokësorët.

Askush nga qeveria, as nga presidenca, as zëdhënësit e shtetit, as nëpunësit shtetëror, as nga policia e as nga ushtria, as nga prokuroria, as nga zjarrfikësit, nuk kishin lëshuar asnjë informacion me shkrim. Nuk dihej se ç´po ndodhte. Këto ngjarje disa i krahasuan me sistemin enverist, ku gjithçka kryhej në heshtje dhe askush s’guxonte të fliste për ngjarjen, sikur të mos kishte  ndodhur asgjë fare.

Sinjali i News 24 tashmë kishte mbetur i ngrirë në ajër. Kujtohej si një qendër e fjalës së lirë.

Sulmi i parë ishte brutal, po ky i fundit e kishte shtrirë përtokë. Kushedi si do të vazhdoi sulmi i nesërm dhe çfarë do të ishte goditja e radhës.

Mars Rover Satirë

Suspendohen 4 zyrtarë policorë për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

Kurora e Dardanisë së përgjakur!