Izraeli godet objektiva të lidhura me Hezbollahun në Liban, përfshirë një bankë nën sanksione, ndërsa luftimet vazhdojnë edhe në Gazë.
Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen ndërsa Izraeli ka nisur një sërë sulmesh ajrore në gjithë Libanin, duke shënjestruar objekte të lidhura me Hezbollahun, përfshirë një bankë cila është nën sanksione të SHBA-së që nga viti 2007 për shkak të lidhjeve të saj me Hezbollahun.
Ushtria izraelite thotë se kjo bankë i mundëson Hezbollahut të anashkalojë kufizimet ndërkombëtare bankare. Dy nga sulmet ndodhën pranë aeroportit të Bejrutit, kanë shkaktuar alarm, pasi avionët civilë po vazhdonin të uleshin. Ish-ministri i kabinetit të luftës izraelite, Benny Gantz, e cilësoi sulmin ndaj objektivave të lidhura me Hezbollahun si ‘të rëndësishëm dhe të mirëpritur,’ duke nënvizuar synimin e Izraelit për të shkatërruar atë që ai e quan sistemi iranian që financon Hezbollahun.
Në Gaza, shtatë persona u vranë në një operacion izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia, ndërsa tre trupa të tjerë u gjetën në Rafah pas sulmeve të shtuara ajrore. E në Izrael, bashkëshortja e kryeministrit Netanyahu, Sara, reagoi publikisht ndaj sulmit me dron të shtëpisë së tyre, duke e quajtur atë një sulm ndaj gjithë Izraelit. RTK