in

Stuhia e fuqishme godet Italinë, raportohet për dy të zhdukur

Disa komuna në provincën e Avellinos në Itali janë goditur nga një stuhi e fuqishme gjatë orëve të pasdites së të martës, ndërsa dy persona janë zhdukur.

Sipas mediave italiane, moti ndryshoi në pak minuta, ku dielli i la vendin reve të tejmbushura me shi, të cilat sollën erë të fortë e reshje me intensitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje.

Situata më e rëndë ishte në Baiano, ku termocentrali Via Libertà u zhyt nën ujë. Shumë persona u shpëtuan nga zjarrfikësit. Ndërkohë, rruga që përshkon qytetin në Mugnano del Cardinale u kthye në lumenj duke marrë para makinat e parkuara

OKB kritikon Kinën për politikat “problematike” kundër ujgurëve

Incidenti në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat