in

Stuhi e fuqishme në Australi, 10 persona humbin jetën

Nga stuhitë e forta në Australi kanë mbetur të vdekur 10 persona, në mesin e tyre edhe një vajzë 9 vjeçare. Shumica e viktimave ishin në shtetin e Queensland, ku dhjetëra mijëra qytetarë janë ende pa energji elektrike.

Victoria dhe Uellsi i Ri Jugor u goditën gjithashtu nga përmbytjet e përhapura dhe erërat shkatërruese. Parashikohen edhe stuhi të tjera, por kushtet pritet të përmirësohen gjatë ditës së nesërme. Erërat ishin aq të forta në disa vende, saqë hoqën çatitë e ndërtesave, rrëzuan pemë dhe shtylla të energjisë elektrike me bazë betoni.

“Kjo është e paprecedentë,” tha kryeministri i Queensland, Steven Miles, i cili shtoi se “kostoja e dëmeve mund të shkojë në miliarda”.

Vendi aktualisht po përjeton një ngjarje moti El Nino, e cila zakonisht shoqërohet me ngjarje ekstreme si zjarret dhe ciklonet. Australia është rrënuar nga një sërë fatkeqësish në vitet e fundit, me thatësi të mëdha e zjarre.

E raporti i Panelit ndërqeveritar nga OKB për ndryshime klimatike paralajmëroi se nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për t`i ndalur ndryshimet klimatike, fatkeqësitë natyrore mund të përkeqësohen çdoherë e më shumë në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Tetovë, 60-vjeçari vret djalin e xhaxhit dhe nusen

Varroset gazetari Arton Turkaj në Banjë të Istogut