Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është deklaruar lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë me ID, pa pasur nevojë për lëshimin e dokumenteve shtesë.
Stoltenberg ka thënë se e mirëpret këtë marrëveshje, teksa ka inkurajuar liderët e të dy vendeve që t’i zgjidhin edhe çështjet e tjera.”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti që t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. NATO_KFOR mbesin vigjilentë ”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Stoltenberg para marrëveshjes ndërmjet dy vendeve kishte ftuar liderët e dy vendeve që të shmangin përshkallëzimin e situatës, por po ashtu kishte paralajmëruar reagimin e KFOR-it kurdo që është e nevojshme me qëllim të ruajtjes së paqes.