in

Spiropali zhvillon takimin e parë si kryeparlamentare, pret Konjufcën në zyrë: Vizitën e parë do e bëj në Kosovë!

Elisa Spiropali, pasi u zgjodh kryetare e Kuvendit, ka zhvilluar takimin e parë në funksionin të tillë.

Spiropali ka pritur në takim në TIranë, kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. në cilësinë e kryeparlamentares.

Ajo shkruan se Shqipëria e Kosova kanë bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë për integrimin e Kosovës, pranimin e shtetit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Jam e lumtur që vizitën e parë miqësore në zyrë pas marrjes së detyrës së Kryetares së Kuvendit, e pata nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca.

Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës kanë ndërtuar një bashkëpunim vëllazëror të shkëlqyer, jo thjesht protokollar, por funksional dhe praktik, mes kryetarëve, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare dhe deputetëve.Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar në shtator 2022, krijoi një kuadër të përbashkët për bashkëpunimin parlamentar, i cili u pasua nga mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë, më 27 nëntor 2022.

Të dy Kuvendet tona do të vijojnë të bashkëpunojnë për proceset integruese në , mbështetjen e pranimit të Kosovës në NATO, Këshillin e Europës dhe përfaqësimin në organizatat ndërkombëtare.Delegacionet e Kuvendit të Shqipërisë në organizatat parlamentare ndërkombëtare po lobojnë fort për rritjen e përfaqësimit, njohjeve dhe rolit ndërkombëtar të Kosovës.Vizitën e parë si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë padyshim do ta mbaj në Kosovë.”- shkruan Spiropali.

“Skuqem nga turpi i tyre” – Ali Ahmeti reagon ashpër për incidentin e Presidentes në Shkup

Incident i paprecedentë kundër Presidentes Vjosa Osmani