in

Spanja ‘mirëpret’ Kosovën në stadiumin e Sevillës

Shorti deshi që Kosova të jetë në Grupin A për kualifikime, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Dy shtete, Spanja dhe Gjeorgjia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo ishte arsyeja që u shkaktua shumë zhurmë nëse do të pranonin të luanin me vendin tonë.

Megjithatë kësaj zhurme i ka ardhur fundi dhe Spanja do të jetë nikoqir i Kosovës. Kombëtarja e Spanjës do të jetë nikoqire e përfaqësueses së Kosovës më 31 mars të këtij viti.

Tanimë spanjollët kanë caktuar edhe vendin se ku do të luhet ky takim dhe ai është në qytetin e Sevillas.

Estadio de La Cartuja është vendi nikoqir ku do të përballën Kombëtarja e Spanjës me Përfaqësuesen e Kosovës.

Në postimin e bërë nga faqja zyrtare e Kombëtares së Spanjës në Instagram, spanjollët jo zyrtarisht e kanë njohur edhe Kosovën si shtet. Paralajmërimi që është bërë është vendosur edhe flamuri i Kosovës

Përfaqësuesja e Spanjës ka zyrtarizuar vendin ku do ta luajë ndeshjen si vendase kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Spanjës të enjten ka njoftuar se ndeshja me Kosovën do të luhet në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës më 31 mars

Kjo ndeshje i takon Grupit B eliminator, të cilin e përbëjnë edhe Suedia, Gjeorgjia e Greqia.

Ndërkohë, Spanja ka bërë të ditur se ndeshjen e parë të këtyre eliminatoreve kundër Greqisë (25 mars) do ta zhvillojë në stadiumin “Los Carmenes” të Granadas.

Lini një Përgjigje

Enver Hoxhaj: Eksperti i telave të bakrit për pak na dogji me Amerikën!

Hasani: Edhe supremja do të veprojë njejtë si PZAP për Kurtin