in

Spanja është kampione e Evropës në futboll

Spanja është kampione e Evropës në futboll, pasi e ka mposhtur Anglinë në finalen e Berlinit. “Furia e Kuqe” ka triumfuar me rezultatin 2-1, duke sjellë një fund dramatik në një ndeshje.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me Anglinë që arriti të bënte vetëm një gjuajtje në portë përmes Phil Foden. Por pjesa e dytë ka sjellur momente dramatike dhe një ndryshim të ritmit të lojës.

Spanja e ka filluar fuqishëm pjesën e dytë dhe në minutën e dyzet e shtatë, një asistim i Yamal e ka gjetur të lirë Williams, i cili e ka mposhtur portierin Pickford, duke i dhënë Spanjës epërsinë.

Anglezët nuk janë dorëzuar dhe një goditje nga distanca e Cole Palmer e ka barazuar rezultatin, duke e kthyer gjithçka nga e para.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte në vazhdime, Oyarzabal ka dalur në skenë dhe ia ka arritur ta mposhtë portierin Pickford pas një asistimi nga Cucurella në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, duke i siguruar Spanjës fitoren dhe titullin kampion.

Uragani që po vjen…

Kosova po bën hapa përafrues për t`u bërë anëtare e NATO-s