REL
Policia spanjolle ka thënë të shtunën se ka arrestuar tre hakerë prorusë, të dyshuar për kryerje të sulmeve kibernetike me qëllime terroriste, kundër Spanjës dhe shteteve tjera të NATO-s.
Policia e ka publikuar një video në rrjetin social X – platformë e njohur më parë si Twitter – duke kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë parë elemente sovjetike të ngjitura në mure.
“Këto sulme kompjuterike janë organizuar nga grup i hakerëve NoName057(16), i cili ka nisur punën pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë dhe është më aktivi”, ka thënë policia.
“Në manifestin e tyre të themelimit, grupi e pranon që do të përgjigjet në përputhje me veprimet armiqësore anti-ruse të rusofobëve perëndimorë”.
Arrestimet janë kryer nëpër rajone të ndryshme të Spanjës.