in

SPAK dërgon në gjyq ish-krye bashkiaken e Gjirokastrës

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi të martën se ka dërguar në gjykatë për procedim penalish-Kryetaren e Bashkisë Gjirokastër Zamira Rami.

Zonja Rami akuzohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me procedurat e ndjekura për dy leje ndërtimi, në kuadër të dy investimeve publike në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas Prokurorisë, nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish-Kryetarja e Bashkisë ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, për këto dy leje, duke prishur dy prona të ligjshme të dy shtetasve dhe duke i shkaktuar atyre një dëm në vlerën e rreth 60 mijë dollarëve.

Zamira Rami u zgjodh kryetare e Bashkisë Gjirokastrës për një mandat 4 vjeçar në qershor tëvitit 2015. Ajo ishte përfaqësuese e LSI-së që mbështetej nga koalicioni i atëhershëm i kësaj force politike me Partinë Socialiste.

Lini një Përgjigje

Shqipëria në vendin e 61, dobët me arsimin e lartë dhe teknologjinë

Presidentët e Brazilit dhe Meksikës e përgëzuan Bidenin për fitoren