Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, e ka përzgjedhur kompaninë e miliarderit Elon Musk, “SpaceX”, për ta ndërtuar anijen kozmike që do ta dërgojë gruan e parë në Hënë.
NASA e bëri njoftimin zyrtar të premten. Kontrata për ndërtimin e anijes kozimike nga “SpaceX” e ka vlerën e 2.9 miliardë dollarëve, që është shifër shumë më e ulët sesa ato që ofruan kompanitë rivale.
Në garën për ta fituar këtë projekt, kompania e Elon Musk-ut e mposhti kompaninë e miliarderit tjetër amerikan, Jeff Bezos, “Blue Origin”, shkruan Daily Mail,.
Deklarata zyrtare e NASA-s konfirmoi se kompania “SpaceX” do të jetë e vetmja që do t’i dërgojë njerëzit përsëri në Hënë për herë të parë pas misionit “Apollo” para 48 vjetësh.