in

Sot vijnë vaksinat e para në Kosovë

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar se të dielen do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Kluge përmes një cicërime në twitter ka konfirmuar shkurt se nesër do të vijnë vaksinat e para në Kosovë.

Bëhet fjalë për vaksinat AstraZenecas, që në Kosovë do të vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.

Drejtori kur u pyet dje se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë “Nesër”.

Lini një Përgjigje

I dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin shkon në Turqi dhe rajon

Nis vaksinimi i diplomatëve dhe ushtarëve të huaj në Kosovë