in

Sot Qipro-Kosova, `Dardanët` synojnë fitore

Kosova nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve me ndeshjen ndaj Qipros në udhëtim. Kjo sfidë do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Alain Giresse në ndeshjet zyrtare në krye të “Dardanëve” në një grup ku bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Irlanda Veriore.

 

Pritjet nga ndeshja me Qipron si dhe tri të tjerat që pasojnë në Grupin 2 të Ligës C, janë të mëdha, raporton KosovaPress.

Kombëtarja e Kosovës ballafaqohet me Qipron duke filluar nga ora 18:00 në “Aek Arena”. Para ndeshjes, si trajneri Alain Giresse ashtu edhe mesfushori Valon Berisha dolën në konferencë për media ku edhe u shprehën shumë optimistë dhe këmbëngulës për të arritur një fitore në këtë ballafaqim.

Në grup më Kosovën dhe Qipron janë edhe Irlanda e Veriut dhe Greqia.

Lini një Përgjigje

Armët që po i jepen Ukrainës do të përfundojnë në duart e mafias

CIA: Në Kosovë nuk ka turq, ata i krijoi Serbia për të zhdukur identitetin shqiptar