in

Sot pritet të votohet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Talat Xhaferi, mandatar për formimin e qeverisë teknike, pritet të votohet sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Me votimin e tij bëhet kryeministër i parë shqiptar në këtë vend.

Kjo vjen sipas një marrëveshjeje të bërë më herët mes partisë shqiptare, BDI, së Ali Ahmetit dhe partisë maqedonase, LSDM, të cilat tani janë në koalicion qeveritar.

Qeveria që drejtohej nga Dimitar Kovaçevski, të enjten e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, derisa të njëjtën gjë ka bërë edhe Talat Xhaferi, ish kryetar i Kuvendit, për t’u hapur rrugë procedurave për kalimin e tij në krye të qeverisë teknike, transmeton RTKlive.

Detyrë kryesore e qeverisë teknike do të jetë organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve.

Bëhet e ditur se Bujar Osmani është propozuar që të vazhdojë të jetë ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut edhe nën udhëheqjen e kryeministrit të ri, Talat Xhaferi.

Ndërkaq ministrat e tjerë shqiptarë nga BDI-ja janë: Artan Grubi, ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive; Fatmir Besimi, ministër i Financave; Kreshnik Bekteshi, ministër i Arsimit, si dhe tre zëvendësministra.

Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se e diela është ditë historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, sepse tani po bëhet një shoqëri e barabartë.

Lini një Përgjigje

Scholz bën thirrje të luftohet antisemitizmi

Xhanfise Keko