KUR “Prishtina” njofton se gjatë ditës së sotme, më 26 nëntor 2020, e enjte, do të zhvillohen disa punime teknike.
Bëhet fjalë për punime për ndërrimin e gypit të ujit në rrugën ”Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU ”Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.
Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm.
Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës ”Haxhi Zeka” dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, se do të kenë sot ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.