Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet do të fillojnë kryesisht në pjesën e dytë të ditës së mërkurë për të vazhduar edhe gjatë ditës së enjte. Prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijojë kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcillen me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.