in

Sonte promovohet romani "Muri i heshtjes" i Gani Mehmetajt

Sonte promovohet romani “Muri i heshtjes” i Gani Mehmetajt, botim i Uetpress- it Tiranë..Pas pjesës artistike për librin do të flasin Suadela Balliu, drejtoresh e shtëpisë botuese Uetpres nga Tirana, Dr. Femi Cakolli, studiues i letërsisë dhe pastor i Kishës Protestante në Prishtinë dhe Xhelal Llonqari.

Në mungesë të autorit do të lexohet shkrimi i studiuesit Ermir Nika: “Gani Mehmetaj po shkruan një sagë të madhe që ndërton të ardhmen”. Ne mbremjen artistike do të ketë edhe debate e pyetje të  lexuesve.  

Mbrëmja artistike mbahet në hotel Sirius në orën 18.00. ndërsa do ta  udhëheq Artur Krasniqi.

Hyrja është e lirë për të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar.

ÇMIMI KADARE 2025- Të mërkurën akordohet çmimi për dramaturgun Armand Bora, ja 11 fituesit nga 2014-ta

Riza bej Gjakova është rankuar në mesin e 10 personaliteteve më të shquara shqiptare, me më shumë kontribute për kombin në të gjitha kohërat