Kina njoftoi të martën se një tjetër sondë e saj ka zbritur me sukses në hënë ku do të mbledhë mostrat e shkëmbinjve.Qëllimi i misionit Chang’e-5 është të mbledhë mostra shkëmbinjsh dhe pluhuri nga hëna dhe më pas t’i dorëzojë ato në tokë. Kompleksi vullkanik Mons Rümker në zonën e “Stuhisë së Oqeanit”, ose Oceanus Procellarum, u zgjodh si vendi i uljes së sondës.Sonda, e nisur më 24 nëntor të këtij viti, duhet të eksplorojë rrethinat e saj dhe të mbledhë material nga sipërfaqja gjatë ditëve të ardhshme.Qëllimi është të mbledhim rreth dy kilogramë “tokë”, dhe më pas t’i dërgojmë në një anije kozmike në orbitën hënore që do t’i sjellë mostrat në Tokë.Nëse do të ketë sukses në këtë, Kina do të jetë vendi i tretë në botë që do të dalë me mostra nga hëna, pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Misioni i fundit i këtij lloji, i quajtur Luna 24, u krye nga rusët në 1976.