Gazetari Sokol Balla në emisionin ‘’Real Story’’ në News24 ka zbuluar se nga kanë ardhur 975 dozat e para të vaksinës në Shqipëri.
Ngarkesa prej 975 dozash u nis nga kompania ‘’Pfizer’’ në Gjermani, që sipas Ballës është porositur dhe dhuruar nga një vend fqinj si Italia për Shqipërinë.
‘’Nga informacionet e mia. Të siguroj se vaksinat e para kanë ardhur nga Italia. ‘’- tha Balla në emision.