Mikpritja tejet e ngrohtë holandeze jo vetëm në hotel por edhe në stadium, po dëshmohet si e veçantë për Kosovën në konkurrencën e femrave gjatë qëndrimit në Breda.
Në stadiumin e këtij qytetit, në tribunat veri dhe jug është shkruar mbishkrimi “Mirë se vini Kosovë” – njofton FFK.
Në këtë stadium, Dardanet e zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes së sotme (e martë) me Holandën, e cila fillon në orën 18:30.
Vashat tona punuan me një përkushtim të madh dhe atmosferë të mirë sportive, duke pasur parasysh se do të përballen me një kundërshtar shumë të fortë.
Ndeshja kundër Holandës do të jetë ndeshja e fundit e Dardaneve për ciklin kualifikues të Kampionatit evropian, që do të mbahet në vitin 2022.