Skënder Krasniqi sot ka dalë para gjykatës pasi dyshohet se vrau djalin e tij, Albert Krasniqi, ndërsa vendimi nuk është marrë ende për caktimin apo moscaktimin e paraburgimit ndaj tij.
Avokati i tij, Ramiz Krasniqi, tha se vendimi do të merret pas gjysmë orë. Avokati foli edhe për gjendjen e tij, ku tha se Skënder Krasniqi nuk ishte mirë, ndërsa tha se nuk ka ka folur fare gjatë seancës.
“Nuk është marrë vendimi hala. Nuk ishte mirë, nuk ka mujt as me folë”, tha Krasniqi.


