in

Sistemin monstër e krijuan ata që na sunduan dy dekada

Shkruan: Mevi Rafuna

Vetëm kur ballafaqohesh me sëmundjen, aksidentet apo mundin për ta gjetur një punë e sheh se çfarë sistemi monstër e krijuan ata që na sunduan dy dekada pa dallim. Vetë i frekuentojnë spitalet jashtë, ndërsa shëndetësinë e kanë shndërru në një kollaps ku duhen shumë para për ilaqe dhe kontrolla. Poashtu kompanitë e sigurimeve vetë notojnë nëpër shuma marramendëse, ndërsa dëmshpërblimet janë qesharake.

Të gjithë politikanët dhe servilët e tyre i dërgojnë fëmijet e tyre në universitete të shtrejta jashtë, ndërsa të rinjët e Kosovës gjenden para ambasadave të huaja. S’kam pa fëmi politikani që është pa punë, madje edhe këtu i dërgojnë në shkolla private pasi që janë “elitë” degjenerimi. Dikush për një muaj ka të ardhura marramendëse,- e dikush s’ka si ta qoj ditën.

Ka profesorë me dy tri vende pune që vetëm dije nuk japin. Përderisa s’kam fjalë për gjithë ato të këqija që i keni sjellë këti vendi për gjithë ato ëndrra që keni shuar ende pa u ngjizur. Lutem që fara juaj kurrë në dritë mos daltë. Duhet dekada për ta pastru llumin dhe falë jush sot zgjohemi pa rrymë e pa ngrohje në një regjim sllavo taleban.

Lini një Përgjigje

Turqia ndërton edhe katër fabrika të reja në Serbi

Juria e shtatë e “Çmimit Kadare”, dominojnë gratë