Një vajzë siriane ka tronditur me rrëfimin e saj nëpërmjet një video që ka ndarë në rrjetet sociale.
Me lot në sy ajo thotë se vendin e saj që është goditur nga tërmeti tragjik mëngjesin e 6 shkurtit, ku qindra persona kanë humbur jetën, nuk po e ndihmon askush.
Ajo thotë se nuk është faji i tyre që nuk mund të largohen nga vendi i tyre për shkak se është në luftë ndërsa bën thirrje që vendi i saj të ndihmohet në një formë apo në një tjetër.