in

Si u vra Ashli ​​Babbitt në dritaren e Kongresit?

Ashli Babbitt, gruaja 35-vjeçare, para se të vritej nga policia të mërkurën, postoi një video në profilin e saj  në Facebook, duke treguar se është pjesë e turmes që e sjulmoi Kongresin amerikan, raporton TMZ.

“Ne jemi duke ecur drejt Kapitolit. Rreth tre milion njerëz janë mbledhur këtu sot. Pavarësisht nga ajo që ju thotë media, këpucët dhe çizmet thonë të kundërtën. Këtu është një det i kuq-bardhë-blu, patriotë të Trumpit. Ishte e mrekullueshme të dëgjoja presidentin të fliste. Tani ne po ecim drejt Kongresit. Më shumë se tre milion njerëz. Zoti e bekoftë Amerikën, patriotë “, tha Babbitt, ushtarake në pension e Forcave Ajrore të SHBA.

TMZ shkruan se Babbitt u qëllua pasi ajo, e mbështjellë me një flamur amerikan, u hodh në dritaren e ndërtesës së Kongresit dhe u përpoq të hynte. Babbitt më pas u dërgua në spital ku më vonë vdiq.Oficeri që ka qëlluar aktualisht është i pushuar. Rasti është duke u hetuar.Babbitt është një nga katër personat që vdiqën në  sulmin ndaj Kongresit.

Lini një Përgjigje

Lajm i dhimbshëm nga Portugalia.

Trump: Ata që kanë kryer dhunë do ta paguajnë!